Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt me 18 maj

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 18 maj do të shpallet aktgjykimi në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në në njoftim.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, para se të transferoheshin disa orë më vonë në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën që rëndon ndaj tyre thuhet se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve.

Kategoritë
LajmeVendi