Aktori legjendar diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, braktis Hollywood-in

Aktori i njohur, Bruce Willis, do të largohet nga aktrimi për shkak të diagnostikimin me sëmundjen e quajtur, afazi.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, duke shkruar ndër të tjera në Instagram: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.

Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë, Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të”.

Sëmundja e afazisë është një gjendje e cila largon aftësinë për të komunikuar. Ajo mund të ndikojë në aftësinë e të folurit, të shkruarit dhe të kuptuarit të gjuhës.

Bruce Willis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollyëood, për mbi shtatë dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si: “Die Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City”, etj.

Kategoritë
Të ndryshme