Aktorja e re e mundur nga koronavirusi

Bota e aktrimit u trondit nga lajmi i trishtuar për vdekjen e aktores së re Lorina Kamburova, e cila humbi betejën e saj me koronavirusin në moshën 30 vjeçe.

Aktorja, e lindur në Varna, Bullgari, vdiq në Moskë si rezultat i një përleshje me COVID-in. Ajo qëndroi në metropolin rus për xhirimet e komedisë “Dashuria dhe Përbindëshi”.

Lajmi u konfirmua nga familja e saj dhe filloi një iniciativë për transferimin e trupit nga Rusia në Bullgari.

Kjo aktore nuk u përkëdhel nga jeta, ajo mbeti pa të dy prindërit herët, pas së cilës u rrit nga gjyshja e saj.

Edhe pse u regjistrua në Fakultetin Ekonomik, ajo vendosi t’i kthehej aktrimit, dhe si studente mori pjesë edhe në shfaqjen muzikore “Music Idol” në të cilën arriti në finale. Jashtë Bullgarisë, ajo ishte e njohur për rolet e saj në disa produksione amerikane.

Kategoritë
BotaLajme