Aktrimi komik i Immobile u bë viral, legjenda angleze: Patetike, e turpshme! (Video)

Alan Shearer ka komentuar përballjen mes Italisë dhe Belgjikës dhe ka diccka që nuk i ka pëlqyer. Bëhet fjalë për episodin me Ciro Immobile, te goli i parë.

Sulmuesi i Lazios tentoi të merrte një penallti dhe u shtri, ndërkohë që kur pa që Barella shënoi u ccua direkt në këmbë. Ai moment u bë viral në internet dhe ish-sulmuesi anglez e quajti patetike.

“As nuk dua të qesh me atë episod, sepse është patetike. Ju mund ta shikoni atë duke parë nga arbitri para se të bjerë poshtë. Ishte patetike, e turpshme. Kjo është e gjitha ajo që bëri”, shprehet Shearer.

Më pas në lidhje me ndeshje dhe Italinë anglezi shtoi: “Ishte një ndeshje madhështore, nga fillimi në fund. Italianët duhet të përdorin të gjitha njohuritë dhe eksperiencën e tyre në 10-15 minutat e fundit.

Dy djemtë e vjetër (Bonucci e Chellini) në mbrojtje  ishin brilant. Ishte një temë e madhe diskutimi nëse Lukaku do i kalonte dhe nëse ata do të kishin ritmin e duhur”.

Kategoritë
Sport