Akuza për korrupsion, arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë

Në një aksion të policor në Bullgari është arrestuar ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ndërkohë kryeministri aktuale Kiril Petkov në profilin e tij zyrtar ka shkruar se “Askush nuk është mbi ligjin”.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, kryetari i Komisionit të Buxhetit Menda Stojanova dhe ish-kreu i shërbimit të informacionit të qeverisë Sevdalina Arnaudova.

Raportohet se aksioni ka të bëj me 120 raste të keqpërdorimit të mjeteve financiare. Policia e vendit po vazhdon aksionin në adresa të ndryshme.

Kategoritë
BotaLajme