Akuzohet se ka masakruar 11 mijë persona në kampin nazist, arratiset 96 vjeçarja

E akuzuar për bashkëpunim në masakrimin e 11 mijë personave në një kamp nazist në periudhën 1943 – 1945, një ish sekretare  aktualisht 96 vjec  është shpallur zyrtarisht në arrati. Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti nga gjykata e Hamburgut. E moshuara, Irmgrad Fuchner,  është parë për herë të fundit teksa largohej me taksi nga shtëpia e saj në një stacion metroje në periferi të qytetit.

Orët e fundit ajo duhej të paraqitej në gjyq për t’u përballur me procesin ndaj saj, por nuk u paraqit dhe për këtë arsye gjykata ka lëshuar një urdhër arresti. Sipas përfaqësuesve të palës civile, në rolin e saj si sekretare e komandantit të kampit në periudhën 1943 – 1945, ajo merrej me korrespondencën e shefit të saj dhe përgatiste me makinë shkrimi urdhrat e ekzekutimit të të burgosurve, duke firmosur me inicialet e saj.

Procesi gjyqësor ngjall interes të veçantë pasi janë shumë pak gratë e përfshira në tmerret naziste të pas luftës. Në fakt sekretarja e Adolf Hitler nuk u gjykua asnjëherë. Dhe pse aktualisht në gjyq mund të dërgohen të gjithë ata që kanë punuar në një kamp përqendrimi.

Kategoritë
BotaLajme