Albin Kurti emëron zëvendësministrin e 19-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot një zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë.

Gazeta Sinjali mëson se në këtë pozitë është caktuar Kreshnik Ahmeti.

Ahmeti tani është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrja Donika Gërvalla, si dhe duhet ta zëvendësojë atë kur ajo mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e saj.

Kreshnik Ahmeti ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të kësaj ministrie, Glauk Konjufcës, në Qeverinë Kurti 1.

Ky është zëvendësministri i 19-të që është emëruar deri tani në qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi