Alkooli shkaktoi 740,000 raste kanceri në botë vitin e kaluar

Alkooli vlerësohet të ketë shkaktuar më shumë se 740,000 raste të kancerit në të gjithë botën vitin e kaluar, dhe ekspertët thonë se duhet bërë më shumë për të nxjerrë në pah lidhjen midis tyre.

Ka prova të forta se konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kancere të ndryshme duke përfshirë ato të gjirit, mëlçisë, zorrës së trashë, rektumit, orofaringut, laringut dhe ezofagut. Studimet sugjerojnë që edhe nivelet e ulëta të pirjes mund të rrisin rrezikun.

Sidoqoftë, ndërgjegjësimi i publikut duket i ulët: një sondazh i Mbretërisë së Bashkuar, në vitin 2018, zbuloi se vetëm një në 10 njerëz ishin të vetëdijshëm se alkooli mund të shkaktonte kancer.

Studiuesit thonë se kjo duhet të ndryshojë. Ata zbuluan se në vitin 2020 rreth 741,300 raste të kancerit, globalisht, ishin shkaktuar nga alkooli. Ata sugjeruan që etiketat e alkoolit duhet të kishin paralajmërime për kancerin, se mund të kishte taksa më të larta për alkoolin dhe se tregtimi i pijeve mund të zvogëlohej.

Harriet Rumgay, i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, në Francë, dhe një bashkëautor i studimit, tha se alkooli rëndoi në mënyrë të konsiderueshme, rastet e kancerit globalisht.

Kategoritë
BotaLajme