Ambasada amerikane në Serbi reagon pas qëndrimit të Vuçiq për Ukrainën

Ambasada amerikane në Serbi ka reaguar pas qëndrimit të presidentit Aleksandër Vuçiq për Ukrainën, ku në një konferencë të sotme, presidenti serb tha se e respektojnë integritetin territorial të Ukrainës.

Serbia mbajti një qëndrim qëndrim të dyfishtë, ku tha se e respektojnë integritetin e Ukrainës, ndërsa s’i vëmë sanskione Rusisë.

Përmes një cicërime në Twitter, ambasada amerikane në Serbi ka thënë se SHBA-të e mirëpresin qëndrimin e Serbisë për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin qëndrimin e përsëritur të Serbisë, presidentit Aleksandër Vuçiq për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, e cila është shkelur nga sulmet e paligjshme dhe të paprovokuara nga Rusia”, thuhet në këtë cicërimë.

Kategoritë
LajmeRajoni