Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar qytetarët se janë vazhduar masat për parandalimin e COVID-19.

Sipas njoftimit tregohet se në mbledhjen e Kancelares Angela Merkes me kryeministrat e rajonit është marrë vendim që masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri më 14 shkurt.

Po ashtu është kërkuar edhe që shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen deri më 15 shkurt.

NJOFTIMI I PLOTË:

▶️Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto Vendime:

➡️Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.

Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

➡️Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

➡️Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

➡️ Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.

➡️Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.

Kategoritë
BotaLajme