Ambasada e Turqisë në Tel Aviv dënon sulmin në Izrael ku humbën jetën 5 persona

“Shprehim ngushëllimet për ata që kanë humbur jetën në qytetin Bnei Brak, për qeverinë dhe popullin izraelit si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.

Ambasada e Turqisë në Tel Aviv njoftoi se dënon sulmin e djeshëm me armë i cili shkaktoi vdekjen e 5 personave në qytetin Bnei Brak të Izraelit.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale e ambasadës thuhet “Me keqardhje është mësuar se të paktën 5 persona kanë humbur jetën në sulmin terrorist të kryer mbrëmjen e 29 marsit në qytetin Bnei Brak të Izraelit. Dënojmë sulmin terrorist në fjalë”.

Më tej në deklaratë shprehet shqetësimi se këto sulme në rritje në ditët e fundit në Izrael do ta tërheqin rajonin sërish në konflikt para muajit të Ramazanit dhe Festës Pesach.

“Shprehim ngushëllimet për ata që kanë humbur jetën në qytetin Bnei Brak, për qeverinë dhe popullin izraelit si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.

– Sulmi në Bnei Brak

Në një deklaratë nga policia izraelite u njoftua se 5 persona, përfshirë 1 polic humbën jetën në një sulm me armë të ndërmarrë mbrëmjen e 29 marsit në qytetin Bnei Brak në lindje të Tel Avivit.

Po ashtu ishte bërë e ditur se “terroristi që hapi zjarr me armë automatike ndaj civilëve në rrugë” u neutralizua nga forcat e sigurisë.

Shtypi izraelit në lajmet e tyre të bazuara në burimet e sigurisë, shkroi se agresori ishte banor i zonës Yabad në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim.

– Sulmet njëra pas tjetrës së Izrael

Sulmi i ndërmarrë në qytetin Bnei Brak ishte sulmi i tretë që kryhet brenda një jave në Izrael.

Në një sulm me thikë më 24 mars në qytetin Beersheba në jug të vendit, humbën jetën katër izraelitë. U theksua se agresori ishte simpatizant i DEASH-it dhe se më parë ishte burgosur për vepra “lidhur me sigurinë”.

Ndërsa si pasojë e zjarrit të hapur nga dy agresorë natën e 27 marsit në qytetin Hadera, humbën jetën dy policë dhe u plagosën tre të tjerë. Sulmi që kishte në objektiv policët izraelitë u mor përsipër nga organizata terroriste DEASH.

Kategoritë
BotaLajme