Ambasada turke në Tel-Aviv dënon sulmin në Izrael

Ambasada turke në Tel-Aviv njoftoi se dënon sulmin e armatosur që u mori jetën dy personave të enjten në kryeqytetin e Izraelit.

Ambasada turke në Tel-Aviv njoftoi se dënon sulmin e armatosur që u mori jetën dy personave të enjten në kryeqytetin e Izraelit.

“Ne dënojmë sulmin terrorist që ndodhi natën e 7 prillit në Tel-Aviv. Jemi të shqetësuar për rritjen e sulmeve të tilla kohët e fundit”,- thuhet në një deklaratë të bërë në llogarinë e ambasadës në rrjetet sociale.

“I shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën në këtë sulm, qeverisë dhe popullit izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”,- vijon deklarata e Ambasadës turke në Tel-Aviv.

Në sulmin e armatosur që ndodhi rreth orës 21:00 me orën lokale të ditës së djeshme në një ambient argëtimi në rrugën Dizengoff në kryeqytetin Tel-Aviv kishin mbetur të vrarë 2 persona dhe ishin plagosur 9 të tjerë.

Duke njoftuar se incidenti ishte një “sulm terrorist”, policia izraelite kishte bërë një operacion të shkallës së gjerë gjatë gjithë natës së kaluar për të gjetur agresorin. Policia kishte bërë të ditur se sulmuesi ishte vrarë në orët e mëngjesit si pasojë e një përleshjeje me forcat e sigurisë.

Raportohet se personi që kishte kryer sulmin ishte një palestinez me emrin Raad Fethi Hazem (29 vjeç) nga qyteti i Xheninit (Jenin) në Bregun Perëndimor, që ndodhet nën pushtimin izraelit.

Në tre javët e fundit Izraeli ka qenë skenë e katër sulmeve, me pasojë 13 izraelitë të vdekur.

Kategoritë
BotaLajme