Ambasadori amerikan: SHBA e gatshme për të diskutuar me Greqinë shitjen e avionëve F-35

Pyatt shtoi se kompanisë prodhuese ‘Lockheed Martin’ do t’i duhen pesë vjet për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për të qenë në gjendje të akomodojë avionë luftarakë F-35 në Greqi

Ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt, ka njoftuar se Washingtoni është i gatshëm të diskutojë me Athinën për shitjen e fregatave amerikane dhe avionëve luftarakë F-35 nëse kjo e fundit dëshiron kështu, transmeton Anadolu Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, ambasadori Pyatt tha se azhurnimi i vazhdueshëm i 84 avionëve grekë F-16 është “shumë i rëndësishëm” pasi do të përgatisë forcën ajrore greke për avionët F-35.

Megjithatë, Pyatt shtoi se kompanisë prodhuese ‘Lockheed Martin’ do t’i duhen pesë vjet për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për të qenë në gjendje të akomodojë avionë luftarakë F-35 në Greqi.

Në lidhje me fregatat, ai tha se SHBA po pret një letër kërkese jo-detyruese nga pala greke.

“Ne nuk shesim vetëm metal. Propozimi amerikan për fregatat që do të pajisin marinën greke është një platformë që do të ndihmojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike greko-amerikane”, tha Pyatt.

Ambasadori po ashtu shprehu mbështetjen e vendit të tij për bisedimet eksploruese midis aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, duke theksuar se SHBA dëshiron që bisedimet “të qëndrojnë në orbitë”, duke shtuar se “topi tani është në fushën e Ankarasë”.

Ai po iu referohej bisedimet të rinisura së fundmi midis Turqisë dhe Greqisë që po kërkojnë të gjejnë zgjidhje të drejtë për çështjet në Egje.

Raundi i parë i bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë u mbajt në Stamboll në muajin janar, me raundin tjetër që pritet të mblidhet në Athinë.

Kategoritë
BotaLajme