Ambasadori britanik mirëpret aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës: Është sinjal përkushtimi ndaj demokracisë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott ka mirëpritur synimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës, ku aplikoi dje.

Abbott ka thënë se dëshira e Kosovës për t’i bashkuar këtij institucioni është një sinjal përkushtimi për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të saj”, ka shkruar ambasadori britanik.

“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të mbështetur vlerat kryesore evropian dhe integrimet e mëtejshme ndërkombëtare. I dëshiroj suksese Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi