Ambasadori ukrainas në Tel Aviv: Ukraina mund ta njohë së shpejti Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”

Ambasadori ukrainas tha se beson që njohja e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” nga vendi i tij është e “kufizuar në muaj, jo në vite”

Ambasadori i Ukrainës në Tel Aviv, Yevgen Korniychuk, ka deklaruar se vendi i tij së shpejti mund ta njohë Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe se vitin e ardhshëm mund të hapë ambasadë në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së lajmeve Times Of Israel, Korniychuk ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve Izrael-Ukrainë.

Ambasadori ukrainas tha se beson që njohja e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” nga vendi i tij është e “kufizuar në muaj, jo në vite”.

“Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të deklaruar këtë qëndrim ka disa parakushte në lidhje me marrëdhëniet e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve”, tha Korniychuk, duke sjtuar se shpreson që presidenti ukrainas të hapë një degë të ambasadës së Kudsit gjatë vizitës që do të zhvillojë vitin e ardhshëm në Izrael.

Ndërsa ministri izraelit për çështjet e Kudsit, Zeev Elkin, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, uroi që Zelensky të hapë ambasadë në Kuds.

Administrata e SHBA-së me një vendim skandal që ish-presidenti amerikan, Donald Trump, mori në favor të Izraelit, më 6 dhjetor 2017 njohu “të gjithë Kudsin si kryeqytet të Izraelit”.

Ky vendim i Trump-it që injoron ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e palestinezëve shkaktoi një reagim të madh në arenën ndërkombëtare.

Kategoritë
BotaLajme