Analiza e javës – Pasojat e mundshme të luftës së Ukrainës në Siri

Vlerësimi i Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me Pasojat e mundshme të luftës së Ukrainës në Siri.

Ndërsa tentativa e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë po vazhdon, humbjet e ushtrisë ruse në terrenin ukrainas po thellohen. Rusia është në izolim të madh ndërkombëtar për shkak të gabimeve të paarsyeshme në llogari të bëra nga Presidenti Vladimir Putin. Lëvizja e Putinit e elementëve ushtarakë të regjimit të Asadit nga Siria në Ukrainë sinjalizoi gjithashtu se pasojat e mundshme të luftës së Ukrainës në Siri mund të shfaqen më shpejt se sa pritej. Teksa Rusia kërkon një fitore të lehtë, duket sikur ka ngecur në baltën e Ukrainës. Në javën e tretë të luftës, ne kemi përballë një ushtrie ruse që nuk arriti t’i marrë qytetet e rëndësishme dhe nuk ka vendosur epërsi ajrore. Ushtria ruse po pëson humbje jashtëzakonisht të mëdha përballë trupave ukrainase që zhvillojnë një luftë guerile. Bëhet fjalë për një paqëndrueshmëri ushtarake. Ndërsa gjërat nuk po shkojnë mirë në terren, njoftimi i Putinit se mijëra vullnetarë në Lindjen e Mesme dëshironin të marrin pjesë në ushtrinë ruse në Luftën në Ukrainë, bëri që të gjitha sytë të kthehen nga Lindja e Mesme, veçanërisht në Siri. Aventura e Putinit në Ukrainë, natyrisht, do të kishte pasoja në Siri, por zhvendosja e elementëve ushtarakë të regjimit të Asadit në luftën e Ukrainës do ta përshpejtonte procesin shumë më tepër.

Kështu, dinamika e fuqisë në fushën siriane do të fillojë të ndryshojë kundër Rusisë dhe rrjedhimisht kundër regjimit të Asadit. Ndërsa Rusia u fokusua ushtarakisht në Ukrainë, ajo filloi të tërheqë pajisje ushtarake të sofistikuara në Siri, dhe në veçanti pilotë me përvojë dhe elementë të forcave speciale në Ukrainë. Elementët e Wagner-it do të shkojnë gjithashtu në Ukrainë. Për më tepër, suksesi i dronit të armatosur “Bayraktar TB2”, një nga mjetet më të rëndësishme të Industrisë Turke të Mbrojtjes, kundër fuqisë konvencionale ruse forcon dorën e Turqisë kundër rusëve në Siri. Me mbylljen e ngushticave për anijet luftarake ruse, furnizimi ushtarak rus në Siri gjithashtu priret të jetë shumë më i vështirë. Natyrisht, është gjithashtu një mister se sa gjatë ekonomia ruse, e cila është në izolim ndërkombëtar, mund të mbështesë regjimin e Asadit. Natyrisht, pikëpamja e bllokut perëndimor për Sirinë, praninë ushtarake ruse atje dhe regjimin e Asadit, i cili është aleati i tij, gjithashtu do të ndryshojë tërësisht. Përpjekjet e regjimit për të rifituar legjitimitetin e tij ndërkombëtar me mbështetjen ruse nuk janë më të mundshme. Dinamika e fuqisë politike dhe ushtarake në Siri tani do të kthehet më shumë në favor të opozitës siriane dhe Turqisë. Kërkimi i regjimit të Asadit për një zgjidhje ushtarake dhe jo për një zgjidhje politike nuk është më një opsion që duket i mundur. Duke bërë më shumë lëshime në ekuacionin e ri, regjimi duhet të jetë pjesë e procesit të zgjidhjes politike ose mund të përballet edhe me opsione të reja ushtarake. Zgjatja dhe thellimi i luftës në Ukrainë do të forcojë ekuilibrin në Siri rreth këtyre motiveve.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina