Andi Zeqiri gjen golin e parë në Bundesligë, shënon ndaj Borussia Dortmund

Borussia Dortmund është nikoqirë i Augsburgut në kuadër të javës së shtatë në Bundesliga.

Milionerët e nisëm takimin më mirë, duke shënuar që në minutën e 10-të, kur fituan penallti.

Nga pika e bardhë Raphael Guerreiro ishte i saktë për 1-0.

Por Augsburgu nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 35-të me Andi Zeqirin.

Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla për të gjetur golin e parë në Bundesliga.

Zeqiri është i huazuar nga Brighton te Augsburgu.

Kategoritë
LajmeSport