Anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës takohen me diplomatët Palmer dhe Eichhorst

Temë e bisedimeve ishte situata aktuale politike në Bosnje e Hercegovinë, proceset reformuese dhe aktivitetet në rrugën evropiane të vendit

Kryesuesi i Presdiencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiç, si dhe anëtarët e Presidencës Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodiç pritën zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, i ngarkuar me reformën zgjedhore në BeH, so dhe drejtoreshën e Zyrës Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) Angelina Eichhorst, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e Presidencës së BeH u uruan mirëseardhjen mysafirëve dhe falënderuan për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së dhe BE-së në BeH.

Temë e diskutimit ishte situata aktuale politike në Bosnje dhe Hercegovinë, proceset reformuese dhe aktivitetet në rrugën evropiane të vendit. Anëtarët e presidencës së BeH-së përsëritën angazhimin e tyre ndaj perspektivës evropiane të vendit, si një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të vendit, për të cilën ka një konsensus absolut të të gjithë aktorëve politikë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për reformën zgjedhore, çështjen e sundimit të ligjit dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Palmer dhe drejtoresha Eichhorst përsëritën mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për paqen, prosperitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës. Si miq dhe aleatë të dëshmuar të BeH-së, SHBA dhe BE do të vazhdojnë të luajnë një rol partneriteti në reformën e vendit dhe rrugën evropiane, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e Presidencës së BeH-së.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në BeH, Erik Nelson, si dhe shefi i delegacionit të BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në BeH, ambasadori Johan Sattler.

Kategoritë
LajmeRajoni