Angela Merkel: Turqia luan një rol qendror për BE-në në luftën kundër emigracionit ilegal në Evropë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, deklaroi se Turqia luan një rol qendror për Bashkimin Evropian në luftën kundër emigracionit të paligjshëm në Evropë.

Gazeta “Jüdische Allgemeine” i kushtoi vend fjalëve të Angela Merkel për Turqinë gjatë vizitës së saj në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS) në Jerusalem.

E pyetur në lidhje me Turqinë, Kancelarja Merkel u përgjigj me këto fjalë: “Ju s’mund ta injoroni Turqinë. Turqia, anëtare e NATO-s, luan një rol qendror për BE-në në luftimin e emigracionit të paligjshëm në Evropë. Turqia ka synime të mëdha dhe po dëshmon zhgënjime të shumta në marrëdhënie. Edhe nëse qëndrimet janë të ndryshme për çështjet themelore, ju prapë duhet gjeni marrëveshje pragmatike. Ne duhet të vazhdojmë komunikimin me njëri-tjetrin.”

Kategoritë
BotaLajme