Anglia i dërgon Ukrainës automjete të blinduara, e konfirmon Sekretari i Mbrojtjes

Mbretëria e Bashkuar do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël automjetesh të blinduara të pajisura me lëshues për raketa anti-ajrore për të ndihmuar vendin në kundër forcave ruse.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e bëri njoftimin këtë pasdite në Parlament.

Ai i tha gjithashtu Parlamentit se rreth 15,000 personel rus janë vrarë që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.

“Krahas numrit të të vdekurve janë edhe humbjet e pajisjeve dhe në total sipas disa burimeve thuhet se deri më sot janë shkatërruar ose kapur mbi 2000 automjete të blinduara”, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

Sipas Wallace bëhet fjalë për të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar tashmë miliona paund ndihmë në vend, duke përfshirë raketa Starstreak dhe automjete të blinduara.

Kategoritë
BotaLajme