Anglia mund të njohë Qipron e Veriut

Gazeta britanike “The Sunday Express” thotë se Anglia po konsideron njohjen e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) si një vend i pavarur.

Në një lajm të bazuar në burime të afërta me Qeverinë Johnson, gazeta angleze “The Sunday Express” thotë se në 27-29 prill pritet të mbahen në Gjenevë të Zvicrës bisedime jozyrtare për Qipron.

Sipas lajmit të gazetës nëse nuk do të arrihet konsensusi në këtë takim, Mbretëria e Bashkuar do ta njohë zyrtarisht Republikën Turke të Qipros së Veriut si një vend të pavarur dhe ky do të një hap për të siguruar ekuilibrin midis palëve në ishull.

Në rast të njohjes zyrtare do të fillojnë edhe fluturimet direkte midis Anglisë dhe Qipros së Veriut, raporton “The Sunday Express”.

Me fillimin e fluturimeve direkte, Republika Turke e Qipros së Veriut do të jetë një destinacion i preferuar pushimesh për britanikët, thuhet ndër të tjera në lajmin e gazetës angleze.

Kategoritë
BotaLajme