Anglia raporton 0 vdekje nga Covid-19 për herë të parë që nga korriku i vitit të shkuar

Asnjë vdekje e shkaktuar nga  Covid-19 nuk është raportuar në Angli të hënën, hera e parë që nga 30 korriku i vitit të kaluar.

Zero vdekje u regjistruan po ashtu edhe në Skoci e Irlandën e Veriut të hënën. Kurse në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete.

Edhe pse shifrat janë gjithnjë të ulëta pas fundjavës, mediat raportojnë se të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë dhënë efektin e dëshiruar duke e ulur numrin e të vdekurve.

Lajmi vjen ndërsa të dhënat nga Shëndeti Publik Angli kanë dalë në përfundimin se nga një dozë e vetme e  vaksinës së prodhuar nga Oxford / AstraZeneca, individët e kanë  80% më të ulët rrezikut e vdekjes nga  COVID-19, krahasuar me ata që nuk kanë marrë asnjë dozë.
Kategoritë
BotaLajme