Anglia tërheq nga tregu çokollatën e famshme Kinder Surprise

Mos u jepni fëmijëve tuaj vezët prej çokollate Kinder Surprise, rekomandojnë autoritetet në Britani nga frika se çokollatat mund të jenë të infektuara me salmonelë.

Sipas Skynews, Agjencia e Standarteve Ushqimore në Britani ka njoftuar se disa ngarkesa nga këto lloj çokollatash janë tërhequr për arsye paraprake pasi mund të jenë infektuar potencialisht me salmonelë.

Në total janë raportuar 57 raste të salmonelës dhe më shumë se tre të katërtat e tyre janë raportuar te fëmijë nën moshën pesë vjeçare.

Megjithëse nuk ka prova të qarta se vezët çokoll.ata mund të jenë kontaminuar me salmonelë, rasti duhet të hetohet më tej për sigurinë e shëndetit publik, shkruan Skynews.

Kategoritë
BotaLajme