Anijet e NATO-s hyjnë në Detin Baltik

NATO ka njoftuar se anijet e saj kanë hyrë në detin Baltik për të kryer operacione rutinë dhe ushtrime stërvitore.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga NATO është raportuar se anijet nga Grupi i Parë i Përhershëm Detar [Permanent Maritime Group-1 SNMG1] dhe Grupit të Parë të Përhershëm të Parandalimit të Minave [Permanent NATO Mine Action Group 1, SNMCMG1] kanë hyrë në detit Baltik.

Sipas deklaratës në fjalë anijet do të marrin pjesë në stërvitjet me aleatët kufitarë dhe vendet partnere në detin Baltik; ato do të jenë pjesë e aktivitetit të rregullt në këtë rajon për të ruajtur aftësinë e besueshme dhe të aftë mbrojtëse në përputhje me detyrimet e traktatit të NATO-s.

Thuhet se të dy grupet përbëhen nga anije të vendeve të ndryshme aleate dhe se NATO është e hapur për përdorim të vazhdueshëm për të kryer funksione të ndryshme, duke filluar që nga pjesëmarrja në stërvitje e deri te misionet operacionale.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se këto grupe anijesh janë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë [Very High Readiness Joint Task Force, VJTF] e cila është forca ushtarake më e përgatitur brenda NATO-s.

Kategoritë
BotaLajme