“Anijet luftarake ruse goditën me raketa bregdetin e Odessa-s”

“Forcat detare ruse gjuajtën një sasi të madhe municionesh nga një distancë e madhe në bregdetin pranë fshatit Tuzla”, tha Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas.

Anijet luftarake ruse goditën me raketa dhe predha artilerie zonat bregdetare në rajonin e Odessa-s, tha një zyrtar ukrainas.

Forcat detare ruse “gjuajtën një sasi të madhe municionesh nga një distancë e madhe” në bregdetin pranë fshatit Tuzla, tha në Twitter, Anton Gerashchenko, këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Ai nuk dha detaje rreth dëmeve ose viktimave të mundshme, por tha se “nuk ka pasur përpjekje për të zbarkuar trupa” pranë qytetit historik portual të Odessa-s në Detin e Zi.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 691 civilë janë vrarë dhe 1.143 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën kundër fqinjit të saj perëndimor më 24 shkurt.

Më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina ndërsa rreth 6.7 milionë janë zhvendosur brenda vendit.

Kategoritë
BotaLajme