Ankesa e re e gastronomëve, u duhen kontrollorë për “pasaportat” e COVID-19

Nga e hëna sektori i gastronomisë ka filluar punën edhe në ambientet e mbyllura duke shfrytëzuar 50 % të kapaciteteve.

E për tu qasur në këto ambiente duhet që klientët të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose një test negativ për koronavirus.

Pronarët e lokaleve kanë filluar që të respektojnë këto masa, duke ua kërkuar klientëve këto dëshmi, ani pse temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët të ulen në ambientet e jashtme. Kërkimi i dëshmisë do të ketë punë shtesë për menaxhuesit e lokaleve, pasi që sipas tyre secilit klient do të duhet tua kërkojnë dëshminë në mënyrë që tu shërbejnë.

Qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë duke thënë se për personat e vaksinuar duhet të ketë lehtësime të tilla. Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

Kategoritë
LajmeVendi