Ansu Fati s’do të grumbullohet me Spanjën, zëvendësohet nga një futbollist tjetër

Ansu Fati është lënduar sërish. Ylli i Barcelonës u lëndua në ndeshjen kampionale ndaj Celta Vigos.

Ansu Fati pati një tërheqje muskulare pas vrapimit që bëri dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen, pak minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Tani është bërë e ditur se Ansu Fati nuk do të jetë pjesë e grumbullimit me Spanjën në ndeshjet kualifikuese për Botëror. Vendin e tij do ta zërë futbollisti i Espanyol Raul de Tomas.

Në anën tjetër, Barcelona ka dhënë më të rejat nga lëndimi i Ansu Fatit.

“Ansu Fati ka një dëmtim të kofshës së majtë. Teste të mëtejshme janë në pritje për të përcaktuar lëndimin”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeSport