Apel nga Ministria e Shëndetësisë: Personat që kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje personave të cilët kanë kaluar koronavirusin që të vaksinohen.

“Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19”, ka shkruar ministria në një komunikatë për media.

Ministria e kë bërë këtë thirrje, pasi sipas institucionit, të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19 mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

“Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni”, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, MSh u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen”.

Kategoritë
LajmeVendi