“Aplikacioni celular për faljen e namazin ka shitur të dhënat e përdoruesve”

Të dhënat kanë përfunduar në duart e qeverisë amerikane, shkroi revista Motherboard.

Një tjetër aplikacion i famshëm i telefonave të mençur që ka të bëjë me faljen e namazit po ndjek vendndodhjen e përdoruesve të tij dhe shet të dhëna që përfundojnë në duart e qeverisë amerikane, tregoi një raportim mediatik.

Salaat First, një aplikacion që kujton muslimanët se kur është koha për t’u falur, ka regjistruar dhe shitur të dhëna për vendndodhjen e përdoruesve të tij, sipas Motherboard, një revistë online në pronësi të grupit amerikano-kanadez Vice.

Kompania që mbledh të dhënat e vendndodhjes është një firmë franceze e quajtur Predicio, e cila ka qenë e lidhur me një zinxhir furnizimi të të dhënave që përfshijnë një kontraktor të qeverisë amerikane që ka punuar me disa agjenci amerikane.

Disa prej agjencive me të cilat ka punuar kontraktori përfshijnë agjencinë e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, agjencinë e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

Salaat First, i cili është shkarkuar më shumë se dhjetë milionë herë në Android, mund të gjurmojë potencialisht vendndodhjen e përdoruesve të tij muslimanë, që përfshijnë vendet e adhurimit.

Nëntorin e kaluar, u raportua se Muslim Pro, një tjetër aplikacion që u shkarkua mbi 98 milionë herë, ka mbledhur të dhëna për vendndodhjen e përdoruesve dhe ia ka shitur ato ushtrisë amerikane.

Kategoritë
BotaLajme