Aprovohet vaksina Sinovac për fëmijë dhe adoleshentë të moshave 3 deri 17 vjeç

Kina ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës Sinovac Biotech Covid-19 për fëmijë dhe adoleshentë midis moshave 3 dhe 17, tha presidenti i kompanisë  Yin Weidong,  në televizionin  shtetëror.

Fushata masive e vaksinimit kundër koronavirusit të ri në Kinë, ka injektuar 723.5 milionë doza vaksinash që nga 3 qershori, tani është e hapur vetëm për ata 18 vjeç e lartë.

“Momenti se kur vaksina kineze Sinovac do t’u jepet grupeve të moshave më të reja do të varet nga zhvillimi i strategjive të vaksinimit në Kinë nga autoritetet shëndetësore,”  i tha Yin televizionit shtetëror gjatë një interviste të drejtpërdrejtë.

Kategoritë
LajmeShëndetësi