Arabi Saudite, shpërthim në qiellin e Rijadit

Përdoruesit e medias sociale kanë ndarë pamjet e një rakete balistike që neutralizohet në ajër ndërkohë që lidhur me incidentin nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare.

Në qiellin e kryeqytetit të Arabisë Saudite, Rijad, ka ndodhur një shpërthim.

Sipas lajmeve në shtypin saudit, bëhet e ditur se shpërthimi i ndodhur në Rijad është dëgjuar në shumë vende të qytetit.

Përdoruesit e medias sociale kanë ndarë pamjet e një rakete balistike që neutralizohet në ajër ndërkohë që lidhur me incidentin nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare.

Mohammed Khalid Al-Yahya nga televizioni Al Arabiya njoftoi nga llogaria e tij në Twitter se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit neutralizuan një raketë që kishte objektiv Rijadin dhe se ngjarja ka ndodhur në orën 12:52 sipas kohës lokale.

Ndërkohë edhe Huthit në Jemen ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me incidentin.

Huthit e mbështetur nga Irani ndërmarrin sulme me raketa, raketa balistike dhe mjete ajrore të armatosura pa pilot ndaj Arabisë Saudite. Thuhet se këto operacione kryhen si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të forcave të koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite.

Kategoritë
BotaLajme