Arabia Saudite apelon për takim të jashtëzakonshëm të OIC-it për Afganistanin

Arabia Saudite synon të thërrasë “një takim të jashtëzakonshëm ministror të OIC-it për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan”

Arabia Saudite i ka bërë thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA, Arabia Saudite synon të thërrasë “një takim të jashtëzakonshëm ministror të OIC-it për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan”.

Vendi paralajmëroi se miliona afganë me afrimin e dimrit do të kenë nevojë për ndihmë për të marrë ushqim të përshtatshëm, ilaçe dhe strehim.

Mbretëria po ashtu paralajmëroi se nëse Afganistani përballet me kolapsin ekonomik pas marrjes së pushtetit nga talebanët këtë verë, kjo do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Që kur talebanët morën kontrollin, Turqia dhe grupet turke të ndihmës kanë dërguar ndihma të shumta për popullin e Afganistanit, me zyrtarët turq që paralajmëruan për situatën humanitare në vend.

Kategoritë
BotaLajme