Arabia Saudite do t’ia shesë me juan naftën Kinës

Thuhet se Arabia Saudite është në bisedime aktive me Pekinin për të çmuar me juan një pjesë të naftës që i shet Kinës.

Sipas lajmit të “Wall Street Journal”, të bazuar në burime të afërta me temën, nëse palët bien dakord, atëherë pritet të bjerë dominimi i dollarit amerikan në tregun global të naftës dhe eksportuesi më i madh në botë i naftës bruto të orientohet drejt Azisë.

Bisedimet gjashtëvjeçare të Arabisë Saudite me Kinën mbi kontratat e naftës ku çmimi është shprehur në juan këtë vit u morën vrull.

Kina blen më shumë se 25 për qind të naftës që eksporton Arabia Saudite.

Kategoritë
BotaLajme