Arabia Saudite interesohet për dronët e armatosur të prodhuar nga Turqia

Arabia Saudite kërkon të blejë mjete ajrore të armatosura pa pilot (dronë luftarakë) nga Turqia.

Arabia Saudite kërkon të blejë mjete ajrore të armatosura pa pilot (dronë luftarakë) nga Turqia.

Në Turqi, e cila ka arritur një sukses të dukshëm në industrinë e mbrojtjes vendore dhe kombëtare, në krye të tyre vijnë mjetet ajrore të armatosura dhe të paarmatosura pa pilot, që janë një nga elementët më kritikë në këtë fushë.

Interesi për dronë luftarakë, të cilët shquhen me performancën e tyre në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe në zonat e nxehta të konfliktit në luftën kundër terrori, po rritet dita ditës.

Në deklaratën e bërë të martën, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Arabia Saudite kërkon të blejë dronë luftarakë nga Turqia.

Në vlerësimin e bërë nga Profesori në Universitetin e Giresunit, Dr. Cenk Ozgen bëhet e ditur se Turqia është kthyer në një markë në lidhje me dronët luftarakë dhe ka zënë një vend të gjerë në rendin e ditës në median botërore.

Kurse profesori në Universitetin e Tregtisë së Stambollit, Doç. Dr. Hasan Basri Yalçin, tha: “Të gjithë, falë Turqisë, panë se në vend të investimit në armët e rënda, investimi në fushën e teknologjisë së dronëve luftarakë, me një aftësi më të madhe të përdorimit në luftë, ka krijuar revolucion në këtë fushë”.

Ai tha gjithashtu se: “Për të marrë pjesë në cilindo treg të armëve dhe krijimin e një ndikimi tek vendet blerëse duhet që ato arë t’i përdorni dhe të tregoni efektin e tyre. Dronër luftarakë turq janë ndër sistemet e armëve që e kanë dhënë më shumë këtë provë në këtë fushë”.

Kategoritë
BotaLajme