Arabia Saudite lejon hapjen e dyqaneve gjatë kohëve të namazit

Masa është e fundit në një seri reformash të gjera ekonomike, politike, kulturore dhe sociale të nisura nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman që synojnë modernizimin e mbretërisë.

Arabia Saudite zyrtarisht ka lejuar që dyqanet të qëndrojnë të hapura gjatë pesë namazeve ditore, duke i dhënë fund një ndalese 40-vjeçare në mbretëri.

Leja erdhi “në përputhje me masat paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e blerësve dhe klientëve dhe për të parandaluar grumbullimin e turmave dhe tubimeve të mëdha dhe pritjeve të gjata gjatë kohës së mbylljes në kohën e namazeve”, tha Federata e Odave të Arabisë Saudite në një deklaratë të cituar nga kanali shtetëror Al-Ekhbariya.

Ky vendim do të lejojë që dyqanet të qëndrojnë të hapura dhe të “përfshihen në aktivitete tregtare dhe ekonomike gjatë gjithë orëve të punës”.

Vendimi anulon një ndalesë 40-vjeçare që u miratua bazuar në rregulloret ekzekutive të Komitetit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Sjelljeve të Këqija në vitin 1980.

Midis rregullave të tjera, komiteti nxiti frekuentimin e përditshëm në namaze dhe urdhëroi mbylljen e dyqaneve gjatë namazeve.

Masa është e fundit në një seri reformash të gjera ekonomike, politike, kulturore dhe sociale të nisura nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman që synojnë modernizimin e mbretërisë. Agjenda e tij ambicioze Vizioni 2030 synon të diversifikojë ekonominë dhe ta largojë nga varësia nga nafta, si dhe të tërheqë talente dhe investime të huaja.

Kategoritë
BotaLajme