Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Preshevës

Ardita Sinani, është zgjedhur kryetare e Komunës së Preshevës.

Sipas raportimit të RTV Preshevës, Kuvendi Komunal pas konstituimit dhe pasi ka zgjedhur organet legjislative ka vazhduar me votimin për kreun e komunës.

Sinani në këtë pozitë është zgjedhur me 22 vota pro dhe nëntë kundër.

Nënkryetar është zgjedhur Ragmi Mustafa, si edhe janë zgjedhur shtatë anëtarë të Këshillit Komunal, në përbërje prej: Selman Sadiku, Rinor Dalipi, Sara Mustafa, Erxhan Ramadani, Latif Afizi, Suejb Musliji, Jashar Sahiti”.

“Pas mbylljes së punimeve të seances konstituive si dhe të zgjedhjes së organeve të Legjislaturës pas një pauze të shkurtër u ftua edhe seanca e rregullt e Kuvendit Komunal me dy pika të rendit të dites, zgjedhjes së kryetarit dhe të organeve të komunës së Preshevës me këto dy pika të rendit të ditës : 1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për kryetar, zëvendës kryetar dhe anëtarëve të Këshillit Komunal; 2.Ndërprerja e mandatit të kryetarit dhe sekretarit të organit të përkohëshëm”.

“Kandidatja për kryetare të komunës znj. Ardita Sinani propozoi për zevendëskryetar z. Ragmi Mustafa, si dhe shtatë anëtaret e Këshillit Komunal, organe këto të qeverisjes së znj. Sinani. Me 22 vota PRO znj. Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunes se Presheves , ndersa kunder ishin 9 vota.Për zëvendëskryetar të komunës me 23 vota PRO dhe 10 kundër zgjidhet z.Ragmi Mustafa”.

Dje në Preshevë u nënshkrua koalicioni për bashkëqeverisje e partive shqiptare.

Me këtë rast, Ardita Sinani, ka thënë se tani më Presheva nuk do të varet nga Beogradi.

“Nga sot, komuna jonë nuk varet nga gishtat e telekomanduara nga Beogradi në Kuvendin e Preshevës. Sot, kjo është fitore e rëndësishme për komunën tonë.Nga sot, komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme”.

Kategoritë
LajmeRajoni