Argjentinë, pema 2.600-vjeçare “El Alerce Abuelo” sfidon kohën

Parku kombëtar me pisha “Fitzroya cupressoides” më të lashta se 2.600 vjet, ndodhet pranë qytetit jugor Esquel në provincën Chubut, rreth 1.500 kilometra nga kryeqyteti Buenos Aires

Pisha e zezë e quajtur “El Alerce Abuelo”, një nga pemët më të vjetra në botë, në Parkun kombëtar Los Alenens në Argjentinë, është e vjetër 26 shekuj, raporton Anadolu Agency (AA).

Parku kombëtar me pisha “Fitzroya cupressoides” më të lashta se 2.600 vjet, ndodhet pranë qytetit jugor Esquel në provincën Chubut, rreth 1.500 kilometra nga kryeqyteti Buenos Aires.

“Pisha e gjyshit”, e njohur ndryshe edhe si “Pisha e Mijëvjeçarit”, është në rrezik zhdukjeje.

Pema “El Alerce Abuelo”, më shumë se 2.600-vjeçare, me origjinë nga Argjentina dhe Kili, shquhet si një pemë që rritet me një diametër mesatar vjetor prej 0,6 deri në 1,6 milimetra dhe gjendet në zona me reshje të bollshme dhe lagështi.

Alicia Elicabe, e cila punon si udhërrëfyese turistike në Parkun Kombëtar Los Alerces, tha se parku kombëtar u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2017.

“Ky park kombëtar është krijuar për të mbrojtur pishën e zezë (Alerce). Shembulli që shihni këtu është 2.600-vjeçar, ende i gjelbër, i gjallë dhe në rritje. Ka pemë të ndryshme pishash të zeza në këtë park”, tha Elicabe.

Dihet se pema më e vjetër në botë është pisha “Pinus longaeva”, e cila është më shumë se 5.000-vjeçare dhe ndodhet në zonën malore të Kalifornisë.

Kategoritë
BotaLajme