Arinjtë zhyten në pishinë për t’i shpëtuar vapës së madhe

Jo vetëm njerëzit, por dhe kafshët vuajnë nga temperaturat e larta të regjistruara në Kanada. Në British Columbia, temperaturat arritën 46 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe një ari me dy këlyshët u përpoqën të freskoheshin në pishinën e një shtëpie.

Një video e postuar në rrjetet sociale nga banori i Coquitlam, Lyle Jeffrey, tregon arinjtë që po zhytenin në pishinën e tij. Jeffrey thotë se qëndruan në pishinë për rreth një orë dhe më pas u endën në Mundy Park.

Kategoritë
Të ndryshme