Arma speciale që amerikanët po u dërgojnë ukrainasve

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara planifikon të porosisë dhe dërgojë në Ukrainë dhjetë modele më të fundit të dronëve Switchblade të armatosur me koka luftarake për të shkatërruar tanket.

Dronët e rinj Switchblade-600 janë pjesë e paketës së ndihmës ushtarake prej 300 milionë dollarësh të shpallur nga Pentagoni të premten, e cila duhet të arrijë tek ukrainasit direkt nga fabrika e prodhimit, dhe jo nga stoqet ekzistuese, shkruan Bloomberg.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më 16 mars se do të dorëzonte 100 dronë si pjesë e një paket prej 800 milionë dollarësh me armë dhe pajisje të marra nga rezervat e SHBA.

Këto sisteme janë të Serisë 300 të krijuar për të sulmuar njerëzit dhe automjetet më të vogla.

Ata mund të fluturojnë rreth gjashtë milje (10 kilometra) dhe të orbitojnë objektivin për rreth 15 minuta, sipas AeroVironment Inc.

Eshtë dhe modeli i ri i Serisë 600, i prodhuar nga Simi Valley në Kaliforni, që mund të fluturojë më shumë se 24 milje (39 kilometra) dhe të orbitojë 40 minuta para një sulmi me një kokë lufte antitank.

Zyrtarët ushtarakë e përshkruan atë si një armë gjahu fluturues. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme