“Armët e përdorura në atentatin ndaj shkencëtarit Fakhrizadeh janë prodhim izraelit”

Një zyrtar iranian duke folur për televizionin shtetëror El Alem që publikon në gjuhën arabe në Iran, ka theksuar se ka prova që Izraeli ka gisht në atentatin ndaj Fakhrizadeh.

Një zyrtar iranian në një deklaratë në televizionin shtetëror tha se armët e përdorura në atentatin ndaj shkencëtarit bërthamor Mohsen Fakhrizadeh janë prodhim të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duke folur për televizionin shtetëror El Alem që publikon në gjuhën arabe në Iran, ka theksuar se ka prova që Izraeli ka gisht në atentatin ndaj Fakhrizadeh.

Zyrtari në fjalë është shprehur se “Regjimi sionist për atentatin ndaj Fakhrizadeh ka përdorur elementët kundër regjimit iranian. Armët e përdorura në sulmin terrorist janë armë të prodhimit izraelit që mund të kontrollohen nga sateliti”.

Kategoritë
BotaLajme