Arnauti befasues i Champions-it: Kur fitorja vjen nga Allahu!

Villarreali kaloi në mënyrë sensacionale deri në gjysmëfinale të Champions League duke eliminuar Juventusin dhe Bayern-in, ku një nga lojtarët kyç të “Nëndetëses së Verdhë” është lojtari i kombëtares holandeze Arnaut Danjuma, i cili ofron lojë të shkëlqyer gjatë muajit të zgjedhur mysliman të Ramazanit.

Ende pak i njohur, Danjuma është mjaft fetar. Këtë e dëshmon edhe fotoja dhe publikimi i tij pas eliminimit të Bayern-it në të cilen shkruante “Elhamdulillah”.

Më herët Danjuma ka publikuar një foto me një mesazh të fortë:

“Fitorja vjen nga Allahu”, ka shkruar anësori, i cili ka folur edhe për agjërimin e Ramazanit.

“Të them të drejtën është e vështirë, por edhe e lehtë të agjërosh. E vështirë sepse nuk mund të hash, dhe e lehtë sepse e kam bërë më parë.

Gjatë Ramazanit ju krijoni një gjendje të tillë shpirtërore saqë nuk ndjeni uri dhe atë që unë e përsëris vazhdimisht, trupi im ndihet aq i fortë gjatë Ramazanit. Kjo është e mahnitshme, subhanallah(shprehje fetare e madhështisë së Zotit)!

Pa shaka, pas Ramazanit trupi im është në formë perfekte.

Përparimi fizik gjatë Ramazanit është i mahnitshëm, elhamdulillah. Kuptohet, në fillim është e vështirë sepse trupi duhet të mësohet me stërvitje dhe lojë pa ushqim dhe pije, por kur kjo ndodh atëherë është e lehtë. Kënaqësia është edhe më e madhe kur e di se po e bën në emër të Allahut dhe të gjitha këto më  bëjnë që në fushë mos kem asnjë problem”, tha Danjuma.

Ai ka luajtur 31 ndeshje për Villarrealin në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 14 gola me katër asistime. Ai shënoi si ndaj Bayern-it dhe si ndaj Juves, duke qenë përcaktues në këto dy fitore historike.

Tashmë, në gjysmëfinale do ketë përballë dhe dy si ai, bashkëbesimtarë muslimanë por kundërshtarë në lojë: Salah dhe Mane. /tesheshi.com/

Kategoritë
Sport