Arrestohen dy persona për grabitjen e argjendarisë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me tentim-grabitjen që ndodhi të hënën në një argjendari në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

“Sot janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Prizren”, ka thënë Kurti në fjalën e tij.

Kujtojmë se nga tentim-grabitja në Prizren, kanë mbetur të plagosur pronari i argjendarisë dhe djali i tij.

Kategoritë
LajmeVendi