Arrestohet 41 vjeçari në Vushtrri, i dyshuar për vjedhjen e biçikletave

Policia e Kosovës ka njoftuat se ka arrestuar një person në Vushtrri, i dyshuar për disa raste të vjedhjes.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se “hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në 4 raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhje’, raste këto të raportuara në dy muajit e fundit në zonën e Vushtrrisë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin biçikletat”.

Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuari është 41 vjeçar.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme në Vushtrri, kanë arrestuar të dyshuarin Xh. N., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në lokacione të ndryshme në Vushtrri ka kryer veprat penale të vjedhjeve. Në lidhshmëri me veprat të të dyshuarit, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë”.

Ndërkohë që hetuesit policorë kanë të njohur edhe identitetin e një personi tjetër të dyshuar për bashkëkryerje të veprave penale i cili mbetët në kërkim policor.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kategoritë
LajmeVendi