Arrestohet bosi kryesor i drogës në Kolumbi, një Pablo Escobar nr. 2

Forcat e armatosura kolumbiane kanë arrestuar bosin kryesor të drogës në atë vend, Daira Antonio Usugu, e njohur me pseudonimin Otoniel, tha presidenti i këtij shteti të Amerikës së Jugut, Ivan Duque.

Otoniel, 50 vjeç, u kap gjatë operacionit “Osiris” në një zonë rurale të rajonit Uraba, raporton Reuters.

Ai akuzohet për dërgimin e dhjetëra ngarkesave me kokainë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe siç deklaroi presidenti Duque, akuzohet edhe për vrasjen e policëve, abuzimin seksual të fëmijëve dhe rekrutim të të miturve.

Miliona dollarë për informacion

Kolumbia ofroi një shpërblim prej 800,000 dollarësh për informacion rreth Otoniel, ndërsa qeveria e SHBA ofroi 5 milionë dollarë për informacion që do të ndihmonte në arrestimin e tij.

 “Kjo është goditja më e madhe ndaj tregtarëve të drogës në vendin tonë në këtë shekull”, tha Presidenti Duque, duke e krahasuar atë me rënien e Pablo Escobar gjatë viteve 1990.

Kategoritë
BotaLajme