Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur të shtunën në Novosellë të Pejës, ku në një konflikt për çështje pronësore Bashkim Brahimaj dyshohej se ishte vrarë nga djali i axhës së tij.

Telegrafi mëson se i dyshuari tashmë është arrestuar nga njesitet e policisë së Kosovës.

Në raportin e Policisë thuhej së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me atë ngjarje.

Për rastin në fjalë kishte pasur reagime të ndryshme, derisa ngushëllime kishte shprehur edhe Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi