Arsenal-Olympiacos, formacionet zyrtare

Arsenal do të kërkojë sot kualifikimin në çerekfinale, ku e pret në stadiumin “Emirates” skuadrën greke Olympiacos, ndeshje kjo e rikthimit në kuadër të Ligës së Evropës.

Golat nga Martin Odegaard, Gabriel dhe Mohamed Elneny në ndeshjen e parë, ia kanë lehtësuar punët Arsenal-it, kështu duke regjistruar fitore 1:3 si mysafirë të Olympiacos-it, përcjell KosovaPress.

Trajneri i “Topçinjëve” Mikel Arteta e ka konfirmuar që në dyshim për paraqitje është vetëm ylli Bukayo Saka, ndërsa tek Olympiacos-i do të mungojnë Koka, Papadopoulos, Semedo dhe Valbuena.

Formacionet zyrtare:

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, David Luiz, Gabriel, Tierney; Xhaka, Elneny; Pepe, Ceballos, Smith-Rowe; Aubameyang

Olympiacos (3-4-3): Jose Sa; Ba, Sokratis, Holebas; Androutsos, M’Vila, Camara, Reabciuk; Masouras, El Arabi, Fortounis

Kategoritë
LajmeSport