Arsenali kompleton transferimin e Albert Lokonga

Arsenali e ka kompletuar transferimin e Albert Lokonga nga Anderlechti për 18 milionë funte (21 milionë euro).

Topçinjtë kanë mposhtur konkurrencën e klubeve italiane për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit, i cili besohet të ketë nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Mesfushori belg do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit para udhëtimit të tyre parasezonal në Florida dhe do të përpiqet që të zë një vend në formacionin bazë të Mikel Artetas.

Ai do ta bartë numrin 23 në fanellë, ndërsa do të shkruhet me emrin ‘Sambi’ në shpinë.

“Albert është një lojtar shumë inteligjent, i cili ka treguar pjekuri në paraqitjet e tij gjatë periudhës së zhvillimit. Ai është trajnuar nga Vincent Kompany dhe skuadra e tij te Anderlechti”, ka thënë trajneri Arteta.

Kategoritë
LajmeSport