Arsenali kontakton Interin për Lautaro Martinez

Arsenali ka kontaktuar Interin për të kërkuar Lautaro Martinez, sipas The Telegraph ai ka më shumë gjasa të largohet sesa Romelu Lukaku.

Gazeta angleze raportoi sot se lojtari argjentinas është një nga opsionet e Mikel Artetas këtë verë.

Interi nuk ka fshehur problemet e tyre financiare dhe ka nevojë të shkurtojë kostot, kështu që pasi e shitën Achraf Hakimin te PSG-ja për 60 milionë euro plus 12 milionë euro bonuse, pritet që ky nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të largohet.

Lautaro Martinez mbush 24 vjeç muajin e ardhshëm dhe kontrata e tij pritet të zgjasë deri në qershor 2023.

Agjenti i tij ka qenë në negociata të gjatë me Interin për zgjatjen e kontratës, por ai në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk është duke nxituar për të nënshkruar një marrëveshje të re, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Lautaro ka një klauzolë lirimi me vlerë 111 milionë euro që është e vlefshme vetëm për klube jashtë Italisë, por mund të shitet për 90 milionë euro.

Besohet se nesë do të largohej nga Interi, do të ishte për Barcelonën, me të cilin ishte shumë afër të transferohej verën e kaluar.

Ndërsa mediat angleze vazhdojnë të spekulojnë për Romelu Lukaku te Chelsea ose Manchester City, nëse ka një sulmues që mund të largohet në Interi, atëherë është Lautaro Martinez.

Argjentinasi shënoi 19 gola dhe ofroi 11 asistime në 48 ndeshje sezonin e kaluar

Kategoritë
LajmeSport