Arsyeja e mungesës së Ronaldos në ndeshjen e fundit sezonale dhe sqarimi i Paraticit

Cristiano Ronaldo nuk ishte i lënduar, megjithatë nuk u përfshi në ndeshjen finale të sezonit 2020/2021 në Serie A kundër Bolognas.

Andrea Pirlo vendosi ta lë në bankën rezervë superyllin portugez për shkak të zgjedhjes teknike të formacionit – ndërsa në sulm luajti me Alvaro Morata dhe Paulo Dybala.

Siç transmeton Sky Sport Italia, 36-vjeçari ishte i lodhur, prandaj trajneri vendosi ta lë në bankë pas stërvitjeve të Continassa.

Në sqarimin e tij, drejtori Fabio Paratici deklaroi se Pirlo dhe Cristiano e kishin marrë bashkë vendimin: “Ronaldo është mirë, kemi zhvilluar pesë ndeshje brenda 15 ditësh, ndërsa sfida e të mërkurës kërkonte shumë angazhim”.

“Së bashku me trajnerin, ata e morën vendimin, nëse ka nevojë, a mund të inkuadrohet në fushë në gjysmën e dytë, ai është në dispozicion”, kishte deklaruar drejtori i Juves për DAZN.

Juventusi fitoi me rezultat 4-1 dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke qenë se në ndeshjen tjetër, Napoli barazoi ndaj Hellas Veronas.

Ronaldo kishte qëndruar vetëm një herë në bankën rezervë gjatë gjithë sezonit (në fillim të muajit nëntor kur ishte kthyer nga infeksioni me coronavirus). Ai u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Spezias dhe shënoi dy gola në fitoren prej 4-1.

CR7 është zëvendësuar vetëm dy herë në edicionin që përfundoi – në të dy rastet ndaj Interit – në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në sfidën e javës së kaluar në Allianz Stadium.

Kategoritë
LajmeSport