Arsyen e vërtetë të largimit të Ronaldos nga Juventusi e zbulon Khabib

Ish-luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov ka zbuluar asyen e largimit të Ronaldos.

Sipas Khabib, Ronaldo ishte i mërzitur në nga futbolli italian dhe vendosi të largohej.

“Nuk dua të zbuloj ndonjë mesazh personal … Ronaldo tha se ishte i mërzitur në Itali dhe donte të kthehej në Angli”, ka thënë fillimisht Khabib për Sport24.

“Unë gjithashtu nuk jam një tifoz i futbollit italian, por Ligën Premier angleze nuk do ta ndërroj. Çdo ekip atje mund të bëjë një paraqitje të mirë”.

Javën e kaluar, Khabib, i cili po përpiqet të krijojë karrierën e tij të futbollit, tha se kalimi i Ronaldos në Old Trafford nuk e befasoi atë sepse ai tashmë i kishte thënë atij se ishte i lidhur me United.

“Një muaj më parë, ai më tha se po transferohej në Manchester United. Unë prisja që kjo marrëveshje të ndodhte”.
>
“Mendoj se Manchester United është më i përshtatshëm për të sesa Juventus. Për mua, tranzicioni nuk ishte një surprizë”, përfundoi luftëtari nga Dagestani.

Kategoritë
Sport